“Absurde, nuk ka prova”, avokati i dëshmitarëve të vrasjes së Egli Progës: Nuk jemi njohur me akt-ekspertimin

14/10/2024 14:08

Avokati i Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, Esmerald Xhafa ka folur për mediat pas masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës.

“Qëndrimi im dihet. Nuk kemi ndonjë provë për dy të mbrojturit prej meje, të kenë lidhje për atë që akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, që është diçka absurde”, tha avokati.

Pse u ndryshua masa e sigurisë?

Avokati: Pyet gjykatën. Prova të reja sipas Prokurorisë, është një akt-ekspertimi që nuk jemi njohur, që thotë se mund të ketë patur ndërhyrje në kamera, për të dyja objektet.

A janë prishur provat nga vendi i ngjarjes?

Avokati: Jam avokat, jo hetues, as oficer i policisë gjyqësore.

Çfarë thonë të akuzuarit, a i kanë kryer këto veprime?

Avokati: Nuk i kam pyetur, as nuk janë marrë në pyetje. Nuk i ka thërritur njeri t’i pyesë për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA