“Pse mbahet anonim grupi që ka bërë pr.ligjin për shkencën?”, Artan Fuga: Deputetët që do e votojnë a kanë ndonjë gradë shkencore?

13/10/2024 22:28

Nga Artan Fuga

Ore ca pyetje naive kam unë?
Kush është grupi i punës që ka formuluar projektligjin për shkencën?
Përse e fshehin, e mbajnë anonim, si nuk dalin të thonë : Unë kam punuar!
Si s’kanë turp hedhin gurin dhe fshehin dorën!
Hajde Demka hajde!

Pyetja është: Këta që kanë formuluar këtë projekligjin, çfarë pune shkencore kanë bërë vetë?
Në çfarë fushash?
Cfarë suksesesh ndërkombëtare kanë?

Kanë drejtuar ndonjë grup kërkimi shkencor a ndonjë laborator kërkimesh brenda dhe jashtë vendit?
Janë cituar jashtë vendit për zbulimet e tyre shkencore?
I kanë divulguar dhe përhapur zbulimet e tyre shkencore te studentët? Cilat studime konkretisht?
Kanë udhëhequr së paku nja dhjetë doktoratura?
I ka botuar ndonjë shtëpi botuese perëndimore?
Janë financuar ndonjëherë nga palë të treta për kërkimet e tyre shkencore?
Pastaj vijmë edhe më tej.

Ore po cilin model kanë marrë, atë amerikan, francez, belg, spanjoll, italian, aman mooooo, se mos kanë gjetur ndonjë andej nga Benini,
një model të vetëm po gjetën, unë dorëzoj gjithçka kam!
Nga keta hartuesit e projektligjit dhe deputetët që janë në komisionin e edukimit dhe të mediave, çfarë kërkimi shkencor dhe çfarë zbulimesh shkencore kanë bërë vitet e fundit që të mos kenë turp të diskutojnë për ligjin e shkencës?
Po deputetët që do ta votojnë këtë ligjin për shkencën a kanë grada shkencore? Sa prej tyre ka që njohin ose kanë dhënë ndonjë provim për:
Teorinë e shkencës

Epistemologjinë e kërkimit shkencor
Historinë e shkencës
Metodat e kërkimit të thelluar shkencor
Logjikën e zbulimit shkencor

Ka ndonjëri gradë shkencore në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të kërkimit shkencor?
Ka mbrojtur ndonjëri ndonjë doktoraturë të paktën, lëre më tej, në ndonjë universitet perëndimor?
Eshtë ndonjëri prej tyre i atashuar me kërkimin shkencor evropian?
etj.

Se përndryshe i bie që kërkuesit shkencor të kenë një ligj që e kanë bërë njerëz që mund të jenë shumë të zotët- në mbledhje votash, në servilizëm ndaj shefit, në propagandë në media, në menaxhim marifetçinjsh të tenderave publike, apo të tjera,
por nga shkenca nuk marrin vesh!
Si mundet dikush që nuk merr vesh, t’ja veshi kot duke kapur për veshi ata që kanë sy e vesh?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA