Të paktën 29 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin qendror dhe verior të Gazës të shtunën dhe gjatë natës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) filluan një tjetër ofensivë në Jabalia një javë më parë, duke thënë se Hamasi u përpoq të “rivendoste” infrastrukturën e tij atje.
Rreth 150 palestinezë janë vrarë atje gjatë javës së kaluar, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza. Njerëzit e zhvendosur në zonë thonë se ushtria izraelite ka rrethuar Jabalian dhe i ka urdhëruar ata të largohen përmes një korridori.
Në Libanin jugor, Hezbollahu thotë se “u përlesh” me ushtarët izraelitë që përpiqeshin të kalonin në fshatin Ramiya, herët të dielën. Ministria libaneze e shëndetësisë thotë se 15 persona u vranë në tre sulme izraelite dje në Deir Bella, Al Maaysra dhe Barja.
Në Izrael, IDF thotë se Hezbollahu lëshoi rreth 320 predha nga Libani në Izrael të shtunën. Hezbollah thotë se po luftonte forcat izraelite që po përpiqeshin të hynin në fshatin Ramiya në Libanin jugor.
Top Channel