Pajtim Selimi 53 vjeç nga fshati Krahës i Tepelenës është mbajtur peng brenda një banese në Memaliaj nga dy persona të cilët i kanë bërë presion për t’ju dorëzuar shuma parash dhe asete në pronësi të tij.
45 vjeçarja Lavdije Çaushi duket se ka ngritur një kurth për Selimin duke e thirrur në banesën që kishte marrë me qira në Memaliaj. Ajo është ndihmuar nga Edi Tafili 38 vjeç për të realizuar shantazhin.
Ata kanë arritur t’i marrin viktimës vetëm 100 euro që kishte me vete, ndërsa e kanë kanosur për orë të tëra.
Pasi është liruar, Selimi e ka denoncuar rastin në polici. Pas rreth 24 orë kërkimesh policia arriti të vërë në pranga të dy pengmarrësit.
Vetë Pajtim Selimi ka pranuar para hetuesve se i njihte të dy pengmarrësit dhe se kishte edhe miqësi me ta. Ai ka sqaruar se nuk ju detyrohej ndonjë vlerë financiare.
Policia po heton rreth rastit edhe për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Top Channel