NATO “ndryshon hartën”: Strategji e re për Rusinë- Gjermaninë, armë të reja për Ukrainën!

12/10/2024 16:40

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s, javën e ardhshme do të nisin ridimensionimin e politikës së aleancës lidhur me marrëdhëniet me Rusinë, e kjo si reagim ndaj kërcënimit të paraqitur nga Kremlini.

Lajmin e përcjell Politico, që kujton sesi marrëdhëniet NATO-Rusi mbërritën në pikën e tyre më të ulët pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Aleanca e cilësoi Moskën si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve”, ndërsa Kremlini insiston se ai që e quan zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është një rrezik ekzistencial. Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të tonit, NATO ende e mban gjallë “Aktin Themelues” me Rusinë.

Bëhet fjalë për një dokument të firmosur në vitin 1997, gjashtë vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, që përcakton një qëllim të përbashkët për të “ndërtuar një Europë të qëndrueshme, paqësore dhe të pandarë”. “Është koha që tani të hartojmë një strategji të re në lidhje me pozicionet specifike të aleatëve”, thotë një zyrtar i cituar Politico, i cili shpjegon se ndryshimet janë të nevojshme, duke pasur parasush se Akti Themelues dhe Këshilli NATO-Rusi u krijuan për një epokë tjetër, ndërsa tani “nevojitet diçka e re”.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë nga partnerët perëndimorë. Ndihmat do të kenë një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh. Ndër to bëjnë pjesë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe dronë, tha Scholz në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin, ku dënoi edhe një herë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës, të cilat, sikurse tha ai, kanë si qëllim të thyejnë e vullnetit popullit për të rezistuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA