Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Aharnon të Athinës, ndërsa ngjarjen e lidh me arrestimin e 37-vjeçarit Ermal Meko nga Berati.

Ky i fundit, me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Siç informon sot policia greke, në kuadër te të njëjtit hetim, është ushtruar kontroll në një banesë në Aharnon ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.

37-vjeçari nga Berati rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë por edhe grabitje e drogë dhe u dënua me 53 vjet burg por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri. Ai rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër por me mbiemër të ndryshuar.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA