Votim elektronik vetëm në Durrës dhe Elbasan, KQZ: Nuk ka kohë për përgatitjen e materialeve edhe për qarqet e tjera

11/10/2024 13:44

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të bëhet vetëm në Durrës dhe Elbasan.

Nëpërmjet një letre drejtuar partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve argumenton se votimi elektronik në 5 qarqe, sikurse ishte diskutuar më parë, nuk mund të realizohet, pasi koha për përgatitjen e elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi është e pamjaftueshme.

Për pasojë, KQZ propozon votim elektronik vetëm në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit.

Elbasani propozohet, pasi aty u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 dhe votuesit kanë eksperiencë, ndërsa Durrësi propozohet për shkak të lehtësisë logjistike dhe njerëzore që ofron.

Në letrën që mban firmën e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, thuhet se partitë mund të bëjnë propozimet e tyre deri më 19 tetor 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA