Top Channel ka siguruar momentin e arrestimit të çiftit shqiptar në Athinë.
Policia i ndaloi ndërsa ata po qëndronin të ulur në shkallët e një godine.
Në makinën me të cilën udhëtonin policia gjeti gjatë kontrollit një armë dhe tritol.
Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe, burri është identifikuar si Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës, ndërsa shqiptarja që ishte me të në makinë është Daniela Luari, 33 vjeç.
Në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet një armë zjarri tip pistolete TT dhe një sasi lënde eksplozive tritol me dy ndezës.
Sipas informacioneve, Armiol Rrasa është person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi.
Në Greqi është dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015.
Gjithashtu Armiol Rrasa ka precedentë penalë në Greqi edhe për armëmbajtje, dhunë në familje dhe vjedhje.
Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçare Daniela Luari.
Daniela Luari rezulton pa precedentë penale në Greqi. Ajo rezulton e ndaluar vetëm një herë për mungesë të lejes për shërbim.
Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë.
Top Channel