Uragani “Milton”, dëme të jashtëzakonshme ekonomike… rreth 100 miliardë dollarë

11/10/2024 08:43

Uragani Milton le pas vetes gjurmë të mëdha shkatërrimi, veç rrezikut për jetën. Ekspertët në SHBA presin dëme të jashtëzakonshme, por edhe pasoja ekonomike. Sipas analistëve të agjencisë “Morningstar DBRS”, dega e sigurimeve mund të përballet me dëme nga 60 deri në 100 miliardë dollarë.

“Milton” mund të tejkalojë kështu dëmet e uraganit “Katrina”, deri tani më i kushtueshmi në SHBA. Në vitin 2005 ky uragan goditi rëndë Nju Orleans dhe shkaktoi dëme në vlerë 99,8 miliardë dollare, dëmet e përgjithshme arritën madje shifrën 201 miliardë dollarë. Llogaritja vjen nga Munich Re, një nga sigurimet më të mëdha në botë.

Milton iku, por mbeten lajme të rreme

Qeveria në Uashington është e shqetësuar për lajmet e rreme që qarkullojnë në mediat sociale mbi qendrën e mbrojtjes nga katastrofat, FEMA. Si psh. gjoja kërkesa që të mos largohen njerëzit nga shtëpitë, sepse FEMA do të konfiskojë shtëpitë dhe trojet e tyre. Ish-presidenti Trump i nxit këto lajme të rreme. Ai tha në një fjalim elektoral në Detroit, se pas “Helene” dhe “Milton” guvernatorët republikanë në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut “bëjnë një punë të shkëlqyer”, por jo qeveria federale me presidentin Biden dhe Kamal Harris.

Presidenti Biden tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që përhap gënjeshtra të tilla minon besimin e njerëzve në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai kishte folur personalisht me Trump për këtë, Biden shpërtheu. “A po tallesh e pyeti Biden, pastaj tha: “Zoti Trump, ish-president Trump, a nuk keni ndonjë gjë më të mirë për të bërë, o njeri? Ndihmojini këta njerëz!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA