05/11 17:53
Keidi Bare u la jashtë grumbullimit të Kombëtares për sfidat e tetorit, me trajnerin Sylvinho që u shpreh se mesfushori ishte i dëmtuar dhe i duhej më shumë kohë për t’u rikuperuar.
“Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar”, u shpreh Sylvinho kur u pyet për Baren.
Gjithsesi, në duelin kundër Tenerifes, mesfushori u aktivizua si titullar për Zaragozën për 66 minuta, i cili gjithashtu shënoi dhe një gol në minutën e 36’, që iu anulua për pozicion të parregullt.
Top Channel