Sulmet izraelite në Gaza, refugjatët bllokohen në kamp: Mund të vdesim nga momenti në moment

11/10/2024 20:40

Në Gazën veriore, shoqata bamirëse mjekësore “Mjekët pa Kufij” (MSF) thotë se mijëra janë të bllokuar në kampin e refugjatëve Jabalia, duke përfshirë pesë nga stafi i saj që janë në rrezik për jetën e tyre.

Shoqata thotë se forcat izraelite lëshuan urdhra evakuimi më 7 tetor në Jabalia, ndërsa kryenin sulme në të njëjtën kohë, që do të thotë se njerëzit nuk mund të largoheshin të sigurt.

Izraeli ka kryer një operacion të ri tokësor në zonë, duke thënë se ka në shënjestër rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit, të cilët synojnë të kryejnë sulme, me dhjetëra njerëz që thuhet se janë vrarë ose plagosur në veri të Gazës ditët e fundit.

Sarah Vuylsteke, një koordinatore e projektit të MSF-së, e cila thotë se shoqata është e bllokuar në kamp, ​​shton: “Nuk e di çfarë të bëj, në çdo moment mund të vdesim. Njerëzit po vdesin nga uria. Kam frikë të qëndroj dhe gjithashtu kam frikë të largohem.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA