Gjashtë persona mbetën të plagosur pas përleshjes me mjete të forta në kantierin e stadiumit Camp Nou në Barcelonë.

Dhjetëra punëtorë shqiptarë dhe rumunë të cilët po punonin në ndërtimin e stadiumit u përplasën me njëri-tjetrin.

Sipas medias së huaj, më shumë se 20 persona janë përfshirë në aktet e dhunës rreth orës 15:00 në kantierin e “Camp Nou”, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksion të plotë.

Gazetarja Anna Punsi tregon në X se nënkontraktori ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës, teksa ka nisur një hetim.

“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA