Në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ambasadës Gjermane dhe agjencisë për diasporën është zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare.
Janë diskutuar çështje të lidhura me fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit përfshi fuqizimin në rrjetit të bashkëpunimit të grave në emigracion.
Linda Rama, eksperte për politikat publike dhe çështjet zhvillimore u ndal në rëndësinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes europiane.
“Agjenda e BE-së nuk është një agjendë që mund të bëhet nga një aktor, sado i fuqishëm të jetë ky aktor. Dhe vetë instrumentet financuese, në fakt, e kanë Brenda filozofisë së tyre, të themi harmonizimin e burimeve, si një mënyrë që më pas të kenë mundësi që projektet të jenë më domethënëse, të jenë më të shpejta, të jenë më cilësore. Mendoj se cikli i detyrimit për ta kryer anëtarësimin në Bashkimin Europian na qëndron neve, brezit tonë, që kemi provuar komunizmin, tranzicionin dhe i takon si shije prindërve tanë, të cilët nuk e panë asnjë ditë mundësinë që të plotësojnë veten, ta shohin veten e tyre në kushtet që ne arritëm ta shohim“, tha ajo.
Top Channel