FOTO/ Aksident i trefishtë në Greqi, një i vdekur dhe tre të plagosur

11/10/2024 15:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në Argolidë të Greqisë, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Nafplio-Nea Kiou. Sipas informacioneve nga autoritetet greke, në aksident trafiku janë përfshirë tre makina, ndërsa autoambulancat, zjarrfikësja për nxjerrjen e viktimave dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.

Autoritetet po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA