Një 32-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, të fshehura në furgon, teksa tentonte të hynte në Shqipëri nga porti i Durrësit.

Nga kontrollet, në këtë automjet u gjetën të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paund. Në furgon u gjetën po ashtu veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi me iniciale A. K. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje.

Ndaj 32-vjeçarit, rëndojnë veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA