Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica në “Breaking” në Top News shpjegoi arsyet përse nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Ai u shpreh se morën ftesë, por Kryesia e KMSH-së vendosi që të përfaqësohej vetëm nga myftiu i Tiranës.
Nuk ishit, a morët pjesë?
Nënkryetari i KMSH, Taulant Bica: Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë. Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuiar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura q1ë përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.
Por nuk ishte ky rasti për rëndësinë, po ndërhyn politika në çështje fetare?
Bica: Politika nuk hyn në çështje fetare, ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë …
Përse e morët këtë vendim që të përfaqësoheni vetëm me myftiun?
Bica: Ky është një vendim që i takon Kryesisë, ftesa iu drejtua KMSH dhe kryesia gjykon që të përfaqësohet me myftiun, nuk ka nevojë për gjykime të mëtejshme. E rëndësishme është që kjo xhami të hapej dhe t’i fitohej besimtarëve një moment e më parë për t’i dhënë një zgjidhje situatës dhe për të treguar që KMSH ka qenë i hapur që kjo xhami t’i jepej sa më parë shqiptarëve, gjykohet në të mirë të të gjitha palëve nuk kemi pse të bëhemi pengesë mjafton që puna të ecë përpara.
Top Channel