Dosja “Partizani”, SPAK njoftim për avokatët e Berishës, Malltezit dhe Bektashit, zbardhen detajet
10/10/2024 13:00
SPAK ka njoftuar avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, të Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit se i duhet një muaj kohë për të mbyllur dosjen
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pasi kanë administruar me përgjigjet e avokatëve dhe prapësimet e tyre, i kanë njoftuar se do ta dorëzojnë dosjen brenda muajit tetor.
Pavarësisht kohës qe dy prokurorët i kanë dhënë vetes për “të qepur” fashikujt , nuk përjashtohet mundësia që fashikujt të dorëzohen tek gjyqtari paraprak edhe me herët se ka njoftuar akuza. Behet fjalë për ta dorëzuar tek gjyqtari paraprak se hetimet janë mbyllur.
Top Channel