
Procedohen penalisht babë e bir për dhunimin e efektivit të Policisë Bashkiake Vlorë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “11 Janari”, ku efektivi është goditur me grushte nga shtetasit me iniciale T.S, 61 vjeç dhe K.S., 36 vjeç.
“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel