Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar në Lezhë, ku një mjet është përplasur me kamionin.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, e cila ishte bashkëshortja e tij, kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar në spital.

“Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel