Vizita e Presidentit Erdogan, paralajmërimi i opozitës për përplasje/ Anulohet seanca parlamentare. Kuvendi: Shtyhet për në 17 tetor

09/10/2024 21:55

Seanca plenare e së nesërmes është anuluar.

Sipas reagimit zyrtar nga Kuvendi seanca shtyhet për në datën 17 tetor me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Faleminderit!”, njoftimi zyrtar nga Kuvendi.

Opozita kishte njoftuar përplasje edhe nesër, me të njëjtin skenar si në dy seancat e fundit plenare.

Kujtojmë se nesër presidenti turk, Recepp Taypp Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, mes përplasjeve me maxhorancën, opozita mori karriget në sallën e zhvillimit të seancës plenare dhe i dogji në oborrin e Kuvendit.

I njëjti aksion vijoi edhe në seancën e së enjtes, pas përjashtimit të shumicës prej tyre.

Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Tensioni, dhuna, përleshje dhe flakët mbizotëruan vetëm në oborrin e Kuvendit, ndryshe nga e hëna, ku përplasjet nisën që në sallë.

Deputetët e Partisë Demokratike u përballën me Gardën e Republikës, që qëndronte përballë hyrjes kryesore, por edhe në hyrjet e tjera të Kuvendit.

Në këto çaste, pati për përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Megjithatë, socialistët ia dolën të hyjnë në Parlament, për të zhvilluar seancën plenare, që zgjati jo më shumë se 30 minuta.

Pas tensioneve dhe përplasjeve me Gardën dhe maxhorancën, opozita vendosi manekinat me fytyrën e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj.

Flamur Noka lyeu me benzinë dhe më pas u vuri flakën së bashku me Bledjon Nallbatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA