Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite urdhëron evakuimin e tre spitaleve në veri të Gazës

09/10/2024 09:35

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e tre spitaleve në Gazën veriore, Kamal Adëan, Al-Awda dhe spitalin Indonezian.

Spitalit Kamal Adwan iu dha 24 orë për evakuim, sipas drejtorit të tij Hussam Abu Safiya, i cili tha se stafi tashmë kishte transferuar disa pacientë në spitale të tjera dhe do të përpiqej të evakuonte më shumë, për shkak të mungesës së karburantit. Safiya tha se spitali do të vazhdojë të ofrojë shërbime mjekësore, pasi shumë njerëz kanë nevojë.

Spitali është i vetmi objekt mjekësor plotësisht funksional në Gazën veriore. Spitali Al-Awda dhe Spitali Indonezian funksionojnë vetëm në një kapacitet të kufizuar, sipas zyrtarëve të spitalit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA