Hetuesit e korruptuar burgosen për ‘rryshfetin më të madh në historinë e Rusisë’ (fotot)

09/10/2024 16:56
Marat Tambiev, ish-major i komitetit hetues të Moskës

Dy ish-hetues të policisë në Moskë janë shpallur fajtorë për përfitimin me shantazh të rryshfetit prej 75 milionë dollarë nga hakerat që kishin arrestuar.

Ish-hetuesi i vjetër i policisë dhe vartësja e tij u burgosën nga gjykata e Moskës për atë që mediat vendase quanin ‘rryshfeti më i madh në historinë moderne ruse’.

Marat Tambiev, major i komitetit hetues të Moskës, punonte kundër një grupi të madh e te organizuar hakerash të cilët i kërcënonte se do t’i sekuestronte 14 miliardë rubla ($147 milionë) që ata kishin akumuluar në kriptovaluta, prandaj kishte marrë rreth gjysmat për vete.

Tambiev është dënuar me 16 vjet burg në një koloni penale dhe është gjobitur 500 milionë rubla ($5.2 milionë) ndërsa ish-vartësja e tij Kristina Lyakhovenko, është dënuar me nëntë vjet burg për rolin e saj në korrupsion.

Gjykatësi tha se Tambiev ishte fajtor për marrjen e një rryshfeti “të masës gjigante” si dhe abuzim me detyrën, raportonte agjencia vendase TASS nga brenda gjykatës. Lyakhovenko u dënua për pranim rryshfeti, abuzim me detyrën dhe falsifikim provash.

Dyshja i mohon akuzat por Tambiev kur u pyet nga gazetarët mbi masën e madhe të rryshfetit, tha: ”Nëse do të jesh diçka, bëhu më i miri!”

Katër anëtarë të grupit kriminal të hakerave gjithashtu u dënuan me burg  pasi i kishin ofruar Tambiev e Lyakhovenko si rryshfet, rreth gjysmën e pasurisë së akumuluar të organizatës, prej 14 miliardë rubla.

Por ata denoncuan gjithsesi te kontrolli i brendshëm i policisë FSB, çka soli arrestimin e Tambiev në 2022 dhe të Lyakhovenko në shtator 2023.

Grupi i hakerave në çështje, i quajtur në anglisht ‘Infraud Organization’, raportohet se është krijuar në 2010 nga ukrainasi Svyatoslav Bondarenko, dhe drejtësia në SHBA thotë se ka mbi 10 000 anëtarë në të gjithë botën, që e bëjnë ate grupi më i madh në botë i krimit kibernetik.

Në 2018 zyrtarët në SHBA paditën 36 anëtarë të saj për humbje financiare të më shumë $530 milionë, shkruan rrjeti Arabnews.

FOTO GALERI
2/3
Tambiev kur u pyet nga gazetarët mbi masën e madhe të rryshfetit, tha: ”Nëse do të jesh diçka, bëhu më i miri!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA