Në kohën që ende nuk ka dalë një datë në gjykatën kushtetuese për Sky ECC, gjykata e posaçme ka hequr sekuestron ndaj disa prej aseteve të cilat ishin konsideruar se u takonin Oltion Bistrit , ish drejtor i operacionales në Policinë e Shtetit.
Seanca u shqyrtua mbas kërkesës të avokatit të një kompanie ndërtimi, kur dyshohet se Bistri dhe familjarët e tij kishin porositur tre apartamente dhe dy dyqane.
Për shkak se pasuritë u konsideruan si asete nën pronësi të kompanisë ato ju rikthyen kompanisë bëri me dije avokati Dhimitër Muslia. Por ndërkohë lista e pasurive të gjurmua gjatë hetimi numëron 10 apartamente dhe 20 njësi shërbimi vlera e të cilave llogaritet se shkon mbi 3.1 milionë euro.
Bistri doli në bisedat SKY Ecc së bashku me Pëllumb Gjokën , ish prokurorin Xhevahir Lita dhe personazhe të krimit në vend
Top Channel