Prej disa vitesh, Gjermania përballet me mungesën e disa medikamenteve, por së fundi situata është bërë akute.
Megjithëse kushtojnë vetëm disa cent, aktualisht janë të vështira për t’u gjetur: në spitalet dhe farmacitëgjermane, madje edhe infuzionet me solucione kripe mungojnë, e madje edhe gjërat më të nevojshme për operacione e infuzione.
Duke cituar Thomas Preis, president i Shoqatës së Farmacistëve të Renanisë Veriore-Vestfalisë, DW thotë se situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajt e fundit. “Ka qenë një problem i madh në spitale prej muajsh dhe tani po prek edhe pacientët ambulatorë”, u shpreh ai në një intervistë për Rheinische Post.
Ministria e Shëndetësisë në këtë land konfirmoi se spitalet atje, si dhe në të gjithë vendin janë furnizuar prej muajsh me vetëm 80 për qind të sasive të kërkuara të medikamenteve, ndërsa tani së fundi, furnizimi është me vetëm rreth 50 për qind”, e kjo situatë mund të zgjasë me muaj.
Vitet e fundit Gjermania është prekur shpesh nga mungesa e barnave si antibiotikët, si dhe ilaçet për fëmijët. Pasojat janë të rënda: në sondazhin e pranverës 2024 të Shoqatës së Pediatërve, rreth një e treta e mjekëve të fëmijëve besojnë se cilësia e trajtimit kërcënohet nga mungesa e ilaçeve. Përveç kësaj, trajtimi bëhet më i ndërlikuar, pasi mjekët duhet të kontrollojnë paraprakisht se cilat barna janë në dispozicion e cilat jo.
Shoqata Gjermane e Farmacistëve thotë se tashmë ka një problem me rreth 500 barna të ndryshme nga lista e barnave që jepen me recetë.
Top Channel