Një numër gjithmonë e më i madh votuesish amerikanolatinë janë duke mbështetur Donald Trumpin, që sipas ekspertëve, mund të përbëjë problem për Kamala Harris sidomos në shtetin e lëkundur të Arizonës.
Ky grup zgjedhësish orientohet më shumë drejt familjes, ligjit dhe rendit dhe duket se po joshen nga premtimet e republikanit për të ulur koston e jetesës e për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm.”Ne nuk jemi kundër emigrimit”, shpjegon një grua rreth të gjashtëdhjetave.
Por latinët që kanë ardhur ligjërisht në vend ndihen të mashtruar. Dhe në Arizona, mbështetja për Trump-in mes amerikanolatinëve duket se nuk ka qenë kurrë më e forte. Në këtë shtet amerikan që ndan një kufi me Meksikën, 25% e votuesve janë amerikanolatinë, ndaj konsiderohet se ata mund të kontribuojnë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve atje.
Në vitin 2020, Joe Biden fitoi këtu 11,000 vota përpara Donald Trump-it, por sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja latine për demokratët është në rënie. Rreth 24 milionë emigrantë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në bazë të analizave të të dhënave të regjistrimit të popullsisë amerikane nga Qendra Kërkimore Pew.
Sipas kësaj qendre, shtetasit e rinj amerikanë përbëjnë rreth 10% të elektoratit dhe shumica e tyre kanë jetuar këtu për më shumë se 20 vjet.
Top Channel