Vrasja me “skenar” e gruas së tij i ngjalli “dëshirën” për të studiuar për drejtësi, por ëndrra e Babis Anagnostopoulos merr fund, zbulohet arsyeja

08/10/2024 10:32

Duket se ëndrra e vrasësit Babis Anagnostopoulos, i dënuar me burgim të përjetshëm, për të studiuar drejtësi… po i vjen fundi .

Sipas ANT1, Babis Anagnostopoulos nuk do të studiojë, pasi fakulteti kërkon praninë fizike të pilotit në provime, gjë që ai nuk mundet dot ta bëjë për shkak të dënimit.

Nëse ai do të kishte kryer 15 vite burg, do të mund të merrte lejen e posaçme për të shkuar dhe për të marrë pjesë fizikisht në provime.

Megjithatë, ka një “dritare” që vrasësi i Caroline Crouch ta arrijë këtë qëllim, por kjo do të bëhet e qartë në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA