Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një lajmi se i ka dhënë një post të rëndësishëm ish-deputetit Mark Marku.
Ai e ka përgënjeshtruar këtë lajm të publikuar në njërin prej portaleve online, të cilin e quan rrenë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët.
“Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama.
LAJM I RREMË🤮
Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej… pic.twitter.com/4TzDaYX2Dl
— Edi Rama (@ediramaal) October 8, 2024
ne perditesim…
Top Channel