Pamje të rënda janë regjistruar në jug të Turqisë kur një grua e armatosur me pushkë bastisi në një spital fëmijësh dhe pretendonte se kishte bombë.
45-vjeçarja e identifikuar si Birgul G, terrorizoi stafin e spitalit Nexhip Fazil në Kahramanmaras të shtunën e 5 tetorit, ku doktorë e infermierë shihet që fshihen poshtë tavolinave kur ajo u drejton armën.
Gruaja e trazuar dëgjohet gjithashtu që u bërtet njerëzve që përpiqen ta qetësojnë.
Policia tha më vonë se në qesen e letrës ku pretendonte të mbante bombën nuk kishte asgjë dhe se gruaja ishte ndaluar nga oficerët që e morën në stacion për pyetësorin.
Në incident nuk pati të plagosur.
Birgul G tha në polici se nuk donte të lëndonte kënd, megjithë kërcënimet dhe armën që mbante me vete.
Ajo pretendonte se e bëri prej dëshpërimit nga abuzimi gjatë i mjekëve ndaj të birit të saj të varur nga drogat.
Birgul G raportoi në polici, sipas rrjetit vendas Artigercek: “Nuk e duroja dot më torturën e tim biri. Nuk doja të lëndoja askënd, as të qëlloja njeri. Shkova në spital e armatosur me mendimin se dikush do të më vriste”.
Gruaja u akuzua me kërcënime dhe heqje të lirisë dhe pritet të dërgohet në paraburgim në ditët në vijim, shkruan rrjeti The Sun.
Guvernatori i Kahramanmaras tha në një deklaratë mbi ngjarjen: “Qytetarja e lindur në 1979 me iniciale B.G., tentoi një sulm ndaj spitalit por u neutralizua nga forcat e sigurisë. Ajo tha se merrte trajtim psikiatrik dhe nuk ishte ndjerë mirë. Ajo shtoi se kishte zgjedhur spitalin sepse ishte pranë rezidencës së saj”.
Dr. Lütfi Tiyekli, kreu i dhomës mjekësore të Kahramanmaraş tha se stafi kishte mbetur i shokuar nga ngjarja.
“Dhuna ndaj sistemit shëndetësor u shmang sot në spitalin e fëmijëve. Nuk e kuptojmë atë që ndodhi por kolegët janë të frikësuar, po përpiqemi të kuptojmë incidentin”, shtoi Tijekli, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel