Reshjet intensive dhe të dendura në Vlorë kanë shkaktuar dëme në qytet me përmbytje, ndërsa në disa rrugë ka patur rrëshqitje të dherave.

Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar tërësisht.

Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, janë ende nën ujë, edhe pse reshjet kanë ndaluar.

Sipas burimeve, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa gabina ka prezencë uji. Ndërkohë shumë familje dhe biznese janë ende nën ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA