Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkanin Perëndimor.

Sa për serbët e Kosovës, Kurti tha se ata janë më të sigurtë në Kosovë se sa në Serbi, duke i kthyer kështu përgjigje akuzave të presidentit serb, Aleksandër Vuçic se Prishtina zyrtare kërkon të dëbojë serbët.

“Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Presidenti i Serbisë akuzon qeverinë tonë se dëshirojmë t’i dëbojmë serbët nga Kosova. Në fakt serbët janë shumë të sigurtë në Kosovë se në Serbi. Atje ka shumë dhunë vrastare në televizion, e në shtëpi dhe shkolla. Në Kosovë nuk bënë të ketë politikan në skenën politike që nuk distancohen nga Milosheviqi dhe Putini. Beogradi zyrtar po dëshiron të dëshmojë që serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë, që ata nuk mund të jetojnë as pranë njëri-tjetrit. Nëpërmjet dhunës në veriun e Kosovës ata kanë synuar që të dëshmojnë që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, andaj edhe duhet ndarje në Kosovë”, tha Kurti.

Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar. Kurti tha se lista e zezë duhet të japë “rezultate nëpërmjet sanksionimit të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”. Ai kërkoi që autoriteteve të Kosovës t’i dorëzohet Millan Radoiçiç dhe pjesëtarët e grupit të tij, që Kosova i akuzon për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjske shtatorin e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA