Moderatorja e Top Channel, Bora Zemani, ka zbuluar për herë të parë detajet e game show-t që pritet të nisë së shpejti në Top Channel.

Teksa rrëfeu detaje nga jeta personale dhe profesionale në “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se si do të funksionojë ky program.

“Më në fund erdhi momenti që unë të flas për Piramidën. Mezi po prisja që të flisja. Jam shumë e lumtur që do të nisë. Në qendër të garës do të jetë familja. Do të jenë familjet në sfidë me njëra-tjetrën, në disa raunde. Nuk është thjesht një lojë, është edhe sfidë, do të fitohen shumë para. Potenciali për çdo puntatë për tu fituar mund të arrijë deri në 30 mijë euro.

Të gjitha familjet mund të bëhen pjesë, jo vetëm nëna, babi dhe fëmijët, por edhe të afërm, kushërinj. Janë shumë vërtetë. Do të jenë katër raunde që mund të ketë vlera të ndryshme që mund të fitohen. Mjafton që të kenë sa më shumë njohuri në fusha të ndryshme”, tha Bora Zemani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA