“Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar, se çdo gjë është lojë”, Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut
Kur bëhet fjalë për paranë dhe mirëqenien apo dhe ndryshimet që vijnë në jetë për shkak të të mirave materiale, ka gjithmonë diskutime.
Thënë këtë, edhe në studion e ‘Ftesë në 5’ pasditen e sotme është diskutuar fakti nëse e ndryshojnë vërtetë paratë dhe suksesi një person.
“Pa lekë të do vetëm mamaja jote”, u shpreh Anaid Kaloti i cili e mbështeste idenë se paratë ndikojnë në jetesën e gjithëkujt. Sipas tij me një status të ri financiar ndryshojnë preferencat e thënë më troç, rritet tangërlliku.
Të ftuarit kanë shtuar në diskutim një fenomen shumë të përsëritur sipas tyre, duke pohuar se vajzat e të pasurve martohen me djemtë e të pasurve gjithashtu.
Ndonëse pati kundërshtime dhe shpeshherë ky fakt është konsideruar paragjykim, të ftuarit kanë shtuar se para rrotullon botën.
Top Channel