“Salianji, aset i PD”, Gjekmarkaj në “Shqipëria Live”: Burgjet janë të përkohshëm, kthehen në bumerang! Beteja e opozitës bëhet për të gjithë

04/10/2024 13:18

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një intervistë në emisionin Shqipëria Live në Top Channel.

Ndërsa komentoi dënimin e Ervin Salianjit, Gjekmarkaj e konsideroi atë një aset të Partisë Demokratike dhe një debutues të fortë.

Gjekmarkaj: Ka qenë një aset i PD, një debutues i fortë, një nga kuajt e racës në politikë, jam i bindur që burgjet janë të përkohshëm dhe kthehen në bumerang për të burgosurit, Ramiz Alia nuk donte pluralizmin në 1990 dënoheshin ata të diktatorit. Ishte ajo që iu imponua, kundër Kushtetutës, kemi një kushtetutë demokratike. Rama i ka shpall luftë opozitës e kemi detyrë të shenjtë këtë betejë, bëhet për të gjithë, të gjithë janë të kërcënuara nëse nuk triumfon ideja e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA