Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë.
Deputeti Flamur Noka u ‘përplas’ me analistin Lorenc Vangjeli, kur demokrati tha se vëllai i Fatmir Xhafaj ishte ai që duhet të ishte arrestuar pas denoncimit dhe jo Ervin Salianji.
Pjesë nga debati në Top Story:
Vangjeli: Unë besoj se audio përgjime ishte i sajuar. Miq dhe armiq këmbenin vendin, aleanca të padukshme, ca njerëz endacak e nisën dhe ia lanë atij djalit mbi super. Drejtësia nuk hetoi pafajësinë e tij. Shkeljet proceduriale në proces mund të jenë shkak i mjaftueshëm që gjykata të rishikojë vendimin. Ajo çka ne shikojmë ne ekran dhe çfarë do shikojmë deputet pa popull që i ndjek pas. Nëse kam frikë se me këtë metodë do shikojmë një popull të djathë që nuk i meritojmë këta deputetë.
Noka: Kemi një deputet një personalitet politik që ka shkuar në burg i pafajshëm me akuzën e nenit 55. Askush nuk mundet të thotë, vetëm Edi Rama që e verifikova që ishte audio përgjim i rrëm,. Pse Geron Xhafaj nuk u thirr kurrë në prokurori por u dërgua në Itali, sepse po të shkonte në prokurori do ishte arrestuar dhe ministri i Brendshëm do ishte i detyruar ti nënshtrohej hetimit.
Vangjeli: Një minutë se u gajasën dhe pllumbat. Po policia me çfarë karte e arreston
Noka: Po pusho të flas unë. Merre lexoje ligjin antimafia ti zotëri, e cilëson se në rast se një person është i dënuar për trafik drogë, duhet ti nënshtrohet hetimi pasuror ai dhe gjithë familja
Vangjeli: Dhe..
Noka: Pse bën grindavecin, prit ta mbaroj. Fatmir Xhafa e çoi në Itali ti shpëtonte hetimit pasuror familja. Këto janë gjëra që duhet ti diskutojmë. Kush je ti.
Vangjeli: Jam zot i mendimit tim. Mbi çfarë baze do arrestohej?
Noka: Ky burri që ke përballë, është një hartuesit atij ligji antimafia.
Top Channel