Protagonist në arritjen historike të Shqipërisë në Europianin “Francë 2016”, Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja

03/10/2024 14:06

Ermir Lenjani është tërhequr përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare e futbollit.

35-vjeçari ka vendosur që të lërë përfundimisht skuadrën përfaqësuese, për të cilën ka luajtur për 10 vite.

Ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të arritjes historike të Shqipërisë në Europianin “Francë 2016”, evenimenti i parë ndërkombëtar që Kombëtarja jonë merrte pjesë.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, FSHF shkruan: “10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA