VIDEO/ Atalanta merr tre pikët e para me gol të Djimsitit, bergamaskët triumfojnë përballë Shakhtar, dy autogola ndëshkojnë Gironën debutuese

02/10/2024 20:43

Atalanta ka marrë tre pikët e para këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke mundur në transfertë Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-3.

Serinë e golave e hapi kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti, i cili kaloi në avantazh bergamskët në minutën e 21’. Më pas tabelës së golashënuesve iu bashkuan edhe Lookman dhe Bellanova.

Në duelin tjetër të orës 18:45, Girona debutuese mori humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe në shtëpi përballë Feyenoord. Sfida dhuroi shumë emocione, e cila në fund pa fitues holandezët me rezultatin 2-3, kjo dhe falë dy autogolave të Herrera dhe Krejci.

REZULTATET:

SHAKHTAR DONETSK 0-3 ATALANTA

Djimsiti 21’, Lookman 44’, Bellanova 48’

GOLI I DJIMSITIT (VIDEO)

GOLI I LOOKMAN (VIDEO)

GOLI I BELLANOVAS (VIDEO)

GIRONA 2-3 FEYENOORD

Lopez 19’, Van de Beek 74’ / Herrera (A.G) 23’, Milambo 33’, Krejci (A.G) 79’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA