Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Sudan, reagon Rama: Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare! 

02/10/2024 16:40

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dënon sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum, i ndodhur disa ditë më parë.

“Shqipëria dënon me sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme.

Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar’, shprehet kreu i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA