14/10 23:03
Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren e Dortmundit përballë Sëlltikut.
7-1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit. Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të mori edhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.
Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë. “Flm o bir”, shkruan në shqip Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.
Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.
Top Channel