Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dëshmoi në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit.
Ai theksoi se Rusia shpenzon rreth 2 miliardë dollarë për dezinformimin, ndërsa buxheti i BE-së është vetëm 20 milionë.
“Rusia shpenzon rreth 2 miliardë dollarë për dezinformimin, ndërsa buxheti i BE-së është vetëm 20 mln euro. Si do jetë reagimi ynë?”, tha Vengu.
Vëngu shtoi se është rritur rreziku që mund të shkaktojë ose vijë nga dizinformimi.
“Në fund të muajit të kaluar, Ambasada e Federatës ruse, nisur nga një festival, deklaroi se kishte akuza të pabaza kundër Rusisë, gjatë festivalit, lidhur me operacionet speciale në Ukrainë. Këtu kemi një shembull shumë të qartë dizinformimi, duke manipuluar opinionin publik”, tha ai.
Top Channel