Lufta i kushton Izraelit 100 miliardë dollarë, ekonomistët: Janë hapur disa fronte, kosto shumë e lartë

02/10/2024 22:45

Lufta kushton. Shumë madje. Jo vetëm nga pikëpamja njerëzore.

Konflikti në Lindjen e Mesme po paraqet një kosto shumë të lartë për Izraelin, i cili, ndër të tjera, është i angazhuar në shumë fronte.

Fillimi i operacioneve në Liban dhe konflikti tashmë i hapur me Iranin vetëm sa do të rrisë më tej shpenzimet pas asaj që ndodhi në Gaza. Ekonomistët izraelitë kanë bërë llogaritjet: “kostot aktuale variojnë midis 67 miliardë dollarë (vlerësuar nga banka qendrore izraelite) dhe 120 miliardë dollarë.

Në gusht, banka qendrore izraelite bëri një vlerësim të parë të kostos së konfliktit për Izraelin midis 2023 dhe 2025 në 67 miliardë dollarë (nga të cilat 32 miliardë vetëm për shpenzimet ushtarake), e barabartë me pothuajse 13% të prodhimit brendshëm bruto (PBB) të vendit.

Kësaj shifre iu shtuan edhe kostot 10 miliardë dollarë për të financuar transferimin e afërsisht të 100 mijë izraelitëve, të cilët duhej të linin shtëpitë e tyre pranë Rripit të Gazës ose kufirit me Libanin, pasi ishin shënjestruar nga raketat e Hamasit dhe Hezbollahut.

Shumë e lartë është edhe kostoja me të cilën duhet të përballet Izraeli për të mbrojtur territorin me dronë inteligjentë. Kompania “Iron Dome” që ka dalë garant se arrin të rrëzojë jo më pak se 90% të raketave që hyjnë në territor, ka një çmim prej 50 mijë dollarësh për çdo kundër-raketë që lëshon ndaj sulmeve dhe prej 2011, shpenzimet kanë shkuar afërsisht 3.5 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA