“Jemi në miljet e fundit drejt BE”/ Ministrja Dhuka: Sot miratuam pozicionin negociues për çeljen e negociatave, së shpejti presim…

02/10/2024 12:55

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot pozicionin negociues për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrja, Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re negociatash dhe pret të ulet në konferencën e dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Majlinda Dhuka: Sot Këshilli i Ministrave miratoi pozicionin negociues për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian. Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave.Në javët që vjen mirëpresim vendimet e vendeve anëtarë  të BE dhe konferencën e dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës për të përmbushur kriteret për anëtarësim. Shqipëria mirëpret vendimin e vendeve anëtare javët në vijim, për çeljen e negociatave sipas vendimit të vendeve anëtare të BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat të lidhura me anëtarësimin në BE. Sa i përket opozitës dhe pozitës, janë bashkë sa i përket Bashkimit Europian, Shqipëria do të progresojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA