Gruaja obeze humbet 40 kg dhe duket ‘si një person tjetër’, pas këshillave mbi dietën e stilin e jetesës në rrjet (fotot)

02/10/2024 16:57

“Shëndeti im është përmirësuar, pamja e jashtme është përmirësuar, ashtu si dhe besimi te vetja. Jam tashmë një person tjetër”, thotë Lacy Gilbert.

Gruaja nga veriu i Britanise thotë se si ka rënë në peshë më shumë se 40 kg duke përmirësuar stilin e saj të jetesës, mendësinë dhe zakonet e përditshme.

Laci kur nisi rrugëtimin e saj në 2023 peshonte më shumë se 110 kg.

Por ajo krijoi vullnetin për të nisur një program rigoroz diete të shoqëruar me rutina stërvitjeje, teksa tani shijon përmirësimin e fokusimit mendor, të gjumit dhe të dhimbjeve në kyçe, shkruan rrjeti Manchester Evening News.

Ajo thotë se me ndihmën e një aplikacioni që përshkruhet si udhëzues për të rriturit që kërkojnë një stil më të shëndetshëm jetese, ka rindërtuar shkencën e rënies në peshë me alternativa efektive, përkundër industrisë së dietave e suplementeve.

Megjithëse në rrjet ka aplikacione të ndryshme me premtime për rezultate nga ‘më fantastiket’, ekspertët thonë se vullneti personit është thelbësor në ndryshimin e mentalitetit të tij dhe qëndrimit larg helmeve apo ushqimeve e produkteve të dëmshme për shëndetin.

Rrjeti Mirror shkruan se aplikacioni Simple ofron një seri mjetesh për të arritur shëndetin optimal dhe kuptuar vlerat ushqyese të ushqimeve e pijeve që konsumoni, duke promovuar më të mirat.

Programet sugjerojnë plane stërvitjeje, bazuar në preferencat e përdoruesit dhe eksperiencat e mëparshme me rënien në peshë.

Laci përmendte si një nga opsionet më të preferuara mjetin e krahasimit të fotove.

“As nuk dukem as nuk ndjehem si i njëjti person që isha më parë. Ishte një rrugëtim i mrekullueshëm, por gjëja më e mirë ishte shmangia e sëmundjeve të lidhura me obesitetin”./The Mirror/

FOTO GALERI
1/3
Ajo thotë se me ndihmën e një aplikacioni që përshkruhet si udhëzues për të rriturit që kërkojnë një stil më të shëndetshëm jetese, ka rindërtuar shkencën e rënies në peshë me alternativa efektive

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA