Mbledhja e Komisionit të Etikës nuk u zhvillua, pasi deputetët e opozitës penguan nisjen e punës, teksa nxitën debate në sallë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u kërkua deputetëve të opozitës të mos ulen, pasi sikurse tha, “me hajdutët nuk flitet, vetëm veprohet”. Më tej, ai u përplas me kryetaren e këtij komisioni, Klotilda Bushkën dhe shkuli mikrofonin nga vendi. Noka hodhi akuza drejt qeverisë, së bashku me të tjerë deputetë demokratë. Nga ana tjetër, Bushka u detyrua të ndërpresë mbledhjen.
Menjëherë më pas, deputetët e opozitës u larguan nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që deputetët e mazhorancës vijojnë të qëndrojnë në godinë.
Komisioni i Etikës ishte planifikuar të mblidhej sot për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për të përjashtuar nga punimet e kuvendit 24 deputetë të opozitës, që u përfshinë në akte dhune në seancën e fundit të parlamentit.
Top Channel