Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u paraqit sot në SPAK në lidhje me kallëzimin e bërë disa ditë më parë.
Ai deklaroi se i ka vënë SPAK-ut në dispozicion telefonin e tij, për të hetuar kallëzimin që ka bërë.
“I jemi drejtuar SPAK për veprat konkrete apo krimin që kanë kryer 73 deputetët e PS, akt intimidues ndaj meje me dokumente, SPAK është vënë në lëvizje që atë ditë kam shprehur gatishmërinë për t’i vënë në dispozicion telefonin tim, për të hetuar kallëzimin që kam bërë, do të shkoj tani”, tha Bardhi.
Ndër të tjera Bardhi depozitoi në SPAK një fotografi të mesazhit që i ka ardhur në aplikacionin e komunikimeve Signal nga një përdorues i identifikuar si “Mbreti Zog”.
“SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme.
I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, tha Bardhi.
Top Channel