Deputeti socialist, Petro Koçi, i ftuar në emisionin Shqipëria Live në Top Channel komentoi situatën e tensionuar të krijuar një ditë më parë në Kuvend.
Ai theksoi se aksioni i opozitës nuk lidhet me burgosjen e Ervin Salianjit, por me masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Koçi: Aksioni i opozitës nuk ka lidhje me burgosjen e zotit Salianji. Togfjalësh mosbindje civile e kam dëgjuar shumë kohë më parë. Nuk është se kemi një shpërthim të papritur. Nëse s’do ndodhte kjo do të gjendej një sebep tjetër. Kjo është një vijë politike e PD e ngjizur mirë në frymën e saj, PD në thelb s është se po reagon për të mbrojtur Salianjin, por Sali Berishën.
Çështja Salianji nuk është çështja politike. Po të shohësh përgjimet janë video, kurse kjo është vetëm audio. Kjo punë profesionale enjë gazetarie, të vetmet përgjime audio janë kur janë me telefon. Është çështje ordinere, është fabrikim i provës, nëse s’është personi që flet në audio ai që pretendohet, atëherë…
Kujtojmë se Koçi u përfshi në një debat të ashpër me Flamur Nokën gjatë aksionit të opozitës një ditë më parë, ku deputetët demokratë dogjën karriget e tyre.
Top Channel