Përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët, bien në pranga dy punonjës të një agjencie turistike
01/10/2024 13:52
Dy punonjës të një agjencie turistike kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi kanë mashtruar klientët duke përfituar para prej tyre.
Në pranga ranë K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Top Channel