21/12 16:47
Opozita vijon me aksionin e bojkotit të komisioneve edhe këtë të martë.
Ata nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Politikës së Jashtme, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.
Maxhoranca ka vijuar mbledhjen pa praninë e demokratëve.
Gjithashtu opozita ka bojkotuar edhe aktivitetin në Kuvend “Sesioni plenar i Asamblesë Parlamentare të Nismës së Europës Qendrore, CEI PD”, ku ishte pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
Top Channel