Hezbollahu pretendon se Izraeli nuk ka hyrë në Liban: Jemi gati për përballje

01/10/2024 13:23

Pretendimet e Izraelit se forcat e tij hynë në Liban janë të rreme, thotë Hezbollahu në një deklaratë.

Grupi thotë gjithashtu se nuk ka pasur përleshje të drejtpërdrejta mes luftëtarëve të tyre dhe forcave izraelite. por se janë “gati për një përballje të drejtpërdrejtë”.

Më herët gjatë ditës së sotme, një zyrtar i lartë i sigurisë i tha BBC-së se forcat tokësore izraelite kishin shkuar vetëm në “një distancë shumë të afërt në këmbë” në Liban.

Burimi tha gjithashtu se nuk kishte ende “asnjë përplasje”.

Kryeministri libanez tha nga ana tjetër se vendi i tij po përballet me “një nga fazat e tij më të rrezikshme” dhe se një milion njerëz janë të zhvendosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA