Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas komenteve të ambasadës së SHBA dhe BE për tensionet
Ai theksoi se burgosja e Salianjit është aktakuzë për ata që mbrojnë narkoregjimin e Edi Ramës.
Berisha: Unë shpreh qëndrimin tim. Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend.
Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.
Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë. E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë.
Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit.
Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.
Top Channel