Noka dhe Bardhi i shkojnë te vendi Peleshit dhe Gogut, momente tensioni teksa demokratët “përmbysin” sallën e Kuvendit

30/09/2024 17:19

Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kanë shkuar te vendi Niko Peleshit dhe Toni Gogut, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë.

Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

 

Më pas ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe u kanë vënë flakët, për t’u kthyer sërish në sallë ku shkulën mikrofonat dhe u përplasën me deputetët socialist.

Noka ka gjuajtur deputetin Petro Koçi në dorë, pas një debati të fortë verbal. Më pas Noka u njoftua se është përjashtuar nga seanca.

Më pas Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA